Lushtaku – Sadriu: Me qeverisjen e LDK-së mësimdhënësve iu rritet paga mesatarisht për 200 euro (VIDEO)

Lidhja Demokratike e Kosovës, në edicionin e sontëm të Rubikonit në Klan Kosova e ka prezantuar edhe planprogramin për arsimin.

Në prezantimin e saj para panelistëve, kandidatja për deputete Jehona Lushtaku – Sadriu tha se në qeverisjen e LDK-së mësimdhënësve do t’u rritet paga mesatarisht për 200 euro.

Sipas saj, kjo pritet të ndodh me rritjen e koeficientit të pagës në 150 euro.

“Mendojmë që kjo do të krijojë edhe me matjen e performancës dhe lidhjen me trajnimet, besoj që mirëqenia e arsimtarëve dhe mësuesve do të rritet”, tha ajo në Klan Kosova.

The post Lushtaku – Sadriu: Me qeverisjen e LDK-së mësimdhënësve iu rritet paga mesatarisht për 200 euro (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news