Një makinë u përplas me një turmë njerëzish në qendër të Mannheimit të hënën. Mediat gjermane raportojnë për të paktën një person të vdekur, teksa një i dyshuar është arrestuar.
Policia e Manheimit ka konfirmuar se një makinë ka përplasur një turmë njerëzish në qendër të qytetit. Sipas policisë, një i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar në kuadër të masave të bastisjeve që kanë nisur menjëherë. Hetuesit fillimisht nuk dhanë asnjë informacion të mëtejshëm. Gjithashtu fillimisht nuk kishte informacione të mëtejshme për numrin e saktë të të lënduarve.



