Manchester City ka hapur bisedimet paraprake për një kontratë të re me Phil Foden pavarësisht rolit të tij të reduktuar nën menaxhimin e skuadrës nga Pep Guardiola këtë sezon.
Ylli i Kombëtares së Anglisë ka ende një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, por klubi është i etur të sigurojë të ardhmen e tij afatgjatë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas GOAL, skuadra angleze ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Fodes për një kontratë të re.
Foden aktualisht ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa “Qytetarët” janë të gatshëm ta blindojnë lojtarin me një kontratë më afatgjate.
Pavarësisht konkurrencës brenda skuadrës, transmeton klankosova.tv, City thuhet se ende e konsideron Foden një shtyllë kyçe të skuadrës së tyre.
Ndërsa klubet evropiane si Barcelona dhe Bayern Munich kanë kanë shprehur interesim më parë për yllin e Anglisë, mirëpo tani ende nuk ka ndonjë lëvizje zyrtare nga ndonjë skuadër.



