Masakra e Reçakut: Dështon seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve, shkak mungesa e avokatëve (VIDEO)

Për shkak të disa problemeve teknike, seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut, është ndëprerë përkohësisht.

E për arsyen e shtyerjes së seancës deri më 31 korrik, detaje dha gazetarja Qëndresa Tërshani.

Përdersia ka qenë e pamundshme që të akuzuarit të sigurohen në procedurë, për t’i gjykuar ata në mungesë, duhet avokatë për secilin prej tyre.

“Pikërisht mungesa e avokatëve në sallën e gjyqit sot, bëri që kjo seancë të shtyhet për datën 31 korrik, pasi që munguan katër avokatë”, raportoi gazetarja Qëndresa Tërshani.

Latest news
Related news