Kylian Mbappé vazhdon të dominojë futbollin spanjoll.
Sulmuesi i Real Madrid është shpallur për të dytin sezon radhazi golashënuesi më i mirë në La Liga, duke fituar sërish trofeun “Pichichi”.
Ylli francez e mbylli edicionin 2025/26 me 25 gola të shënuar në kampionat, ndërsa sezonin e kaluar kishte realizuar plot 31 gola, duke e fituar po ashtu “Pichichi”-n në debutimin e tij në futbollin spanjoll.
Me këtë sukses, Mbappé konfirmon edhe një herë statusin e tij si lider absolut i sulmit madrilen dhe një nga futbollistët më dominues në Europë.
Në vetëm dy sezone me fanellën e Real Madridit, francezi ka arritur të fitojë dy herë radhazi çmimin e golashënuesit më të mirë të La Ligës.
Pas sezonit fantastik me 31 gola në vitin e kaluar, këtë edicion ai realizoi 25 gola, duke lënë pas rivalët kryesorë në garën për “Pichichi”.
Nga ana tjetër Vedat Muriqi ishte golashënuesi i dytë më i mirë me 22 gola, por për fat të keq, Mallorca u largua nga La Liga. /Klankosova.tv



