Hoxhë Jahir Beqiri, në emisionin “Ora Shtatë”, ka deklaruar se hedhja e lëkurës së kurbanit në mbeturina, është tejet e qortueshme.
Po ashtu, ai tha edhe pjesët e kurbanit që nuk hahen, duhet të groposen, transmeton Klankosova.tv.
“Në asnjë mënyrë të qiten rrugëve, e të bezdisen qytetarët, ajo është e qortueshme dhe e dënueshme”, tha hoxha në Klan Kosova.
I njëjti tha se lëkura e kurbanit nuk duhet assesi të shitet.
“Lëkura e kurbanit nuk bën me u shitë në asnjë mënyrë. Ajo, ose duhet të ndalet për veti për nevoja familjare, apo të dhurohet sadaka”.



