Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së do të mbajë takim urgjent për situatën në Iran

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të mbajë një takim urgjent rreth situatës urgjente në Iran, sipas kreut të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.

Ndërkohë, kreu bërthamor i Iranit, Mohammad Eslam, i ka shkruar IAEA-së, duke thënë se Teherani dëshiron një hetim mbi sulmet e SHBA-së dhe po i kërkon mbikëqyrësit të dënojë veprimin e SHBA-së, raportojnë mediat iraniane, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Më parë, IAEA konfirmoi se nuk ka pasur “rritje” të niveleve të rrezatimit pasi SHBA goditi tre centrale bërthamore në Iran.

The post Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së do të mbajë takim urgjent për situatën në Iran appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news