Mendy mungon 5 muaj, dëmtohet për herë të 16-të te Reali

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ka pësuar një tjetër dëmtim, i cili është i 16-ti që nga transferimi i tij në klubin madrilen në vitin 2019, një mesatare prej 3 lëndimeve brenda një sezoni.

Francezi ka pasur një histori të vazhdueshme problemesh fizike, duke munguar shpesh në ndeshje të rëndësishme për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.

Kjo situatë ka ndikuar në vazhdimësinë e tij dhe në stabilitetin e repartit defensiv të skuadrës.

Rikuperimi i tij pritet të marr kohën e 5 muajve, duke e bërë vazhdimin e karrierës shumë të vështirē për Francezin.

Latest news
Related news