Fermin Lopez nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës.
Mesfushori i Barcelonës ka konfirmuar se i është nënshtruar një operimi, duke i dhënë fund shpresave për pjesëmarrje në turneun e madh.
Sipas raportimeve, spanjolli do të mungojë minimumi dy muaj, ndërsa rikuperimi mund të zgjasë edhe më shumë për t’u siguruar që ai të jetë plotësisht gati për sezonin e ri.
Mungesa e tij konsiderohet një humbje e madhe si për Barcelonën, ashtu edhe për kombëtaren, pasi Fermin ishte një nga emrat më të rëndësishëm në repartin e mesfushës.



