Messi dhe Salah përballë njëri-tjetrit në 1/8 e finales së Botërorit

Një nga sfidat më të shumëpritura të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet në Atlanta, ku Argjentina dhe Egjipti do të luftojnë për një vend në çerekfinale.

Vëmendja kryesore do të jetë te dueli mes dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, Lionel Messit dhe Mohamed Salahut.

Kampionia në fuqi, Argjentina, siguroi kualifikimin në këtë fazë pas një fitoreje dramatike 3:2 ndaj Kepit të Gjelbër, të arritur pas vazhdimeve.

Në anën tjetër, Egjipti shkroi histori duke fituar për herë të parë një ndeshje të fazës eliminatore të një Kampionati Botëror. Egjiptianët eliminuan Australinë pas ekzekutimit të penalltive.

Mohamed Salah u shpall sërish lojtari më i mirë i ndeshjes dhe tani do të përballet me Lionel Messin për herë të parë pas shtatë vitesh.

Ndërkohë, Messi është bashkëkryesues në listën e golashënuesve të turneut, me shtatë gola të realizuar në katër ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Argjentina: Emiliano Martínez; Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Nicolás Tagliafico; Rodrigo De Paul, Alexis Mac Allister, Enzo Fernández, Leandro Paredes; Lionel Messi (kapiten), Julián Álvarez.

Egjipti: Mostafa Shobeir; Mohamed Hany, Rami Rabia, Mohamed Ibrahim, Karim Hafez; Marwan Lasheen, Hamdi Attia; Emam Ashour, Mohamed Salah (kapiten), Ziko; Mostafa Hassan.

 

Latest news
Related news