Trajneri i Kosovës Franco Foda, e ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet miqësore.
“Dardanët”, të dielen më 31 maj, do të përballen me Çekinë.
Loja do të zhvillohet në “Epet Arena” në Pragë me fillim nga ora 16:00.
Derisa ndeshja tjetër do të luhet ndaj Andorrës në Prishtinë, më 7 qershor në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.
Paraprakisht të mërkurën, Foda do të mbajë edhe një konferencë për media në ora 15:30 në Emerald, ku do të flasë rreth përgatitjeve dhe listës së futbollistëve që i ka ftuar.
Ajo çka vërehët është mungesa e Vedat Muriqit, i cili nuk është përfshirë brenda kësaj liste.



