Gazetari nga Mitrovica, Urall Boshnjaku në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkon pa rreshtur në Mitrovicë në mbështetje të kandidatit Faton Peci, për shkak se sipas tij, ata duan ta vazhdojnë narrativen e “qeverisjes së mirë”.
Megjithatë, sipas tij, Arian Tahiri po gëzon një numër të madh të votave të qytetarëve.
“Është hera e parë në historinë e zgjedhjeve lokale në Kosovë që është bërë kaq shumë për Mitrovicën, ka një interesim të madh qeveritar. Albin Kurti vie deri dy deri në tri herë në Mitrovicë”, tha Boshnjaku.
Sipas Boshnjakut, Tahiri ka pasur angazhim gjatë katër viteve si nënkryetar me projekte dhe po mundohet realizimin e tyre ta kthejë në votë.
Ai ndër tjerash përmendi edhe disa faqe sipas tij po propagandojnë për LVV, që sipas disa qytetarëve po bëhet si shkak i frikës nga humbja.
Ndiqeni videon nga emisioni “Edicioni Special” për më shumë detaje:
The post Mitrovica ua mori vëmendjen komunave për balotazh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



