Monika Salihu reagon për rastin e Jozit me Loredanën: Po e paramendoj çfarë boksi do i kishte dhënë baba Azizi – bashkëshortit tim

Një video është bërë virale e Joz Markut në lidhje me partneren e tij, Loredanën.

Pas takimit të sikletshëm që pati më babanë e saj në Big Brother, ai tha se do t’ia këndonte këngën “Zotëria juaj”.

Kjo situatë u komentua nga të gjithë, një veprim ky që nuk u prit mirë as nga banorët brenda, por as jashtë.

Foto: Screenshot/YouTube

E në lidhje me rastin u bë një reagim edhe nga këngëtarja e njohur, Monika Salihu.

Ajo krahasoi këtë gjest të Jozit me bashkëshortin e saj, nëse do bënte një gjë të tillë.


Të gjitha lajmet nga Monika Salihu

Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga Monika Salihu

“Po paramendoj çfarë boksi ia kish dhënë babai Azizi – Ylber bashkëshortit”, u shpreh ajo.

Monika ndërkaq po vazhdon të jetë aktive me video në rrjete sociale, veçanërisht në TikTok. /Telegrafi/

 

The post Monika Salihu reagon për rastin e Jozit me Loredanën: Po e paramendoj çfarë boksi do i kishte dhënë baba Azizi – bashkëshortit tim appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news