Motoçikleta goditet nga VW Touran në Rrugën “C” – Dy të lënduar, njëri me frakturëSinjali

Një aksident trafiku me pasoja për shëndetin e dy personave ka ndodhur mbrëmë në rrugën “C” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një motoçikletë në lëvizje.

Gazeta Sinjali mëson se aksidenti ndodhi dje, rreth orës 23:00, kur vetura e tipit VW Touran me targa që drejtohej nga Ammar Zariqi, 22 vjeçar, ka goditur nga mbrapa një motoçikletë Vespa, , të cilën e drejtonte L.B, 56 vjeçare, ndërsa pasagjere ishte A.B, 50 vjeçar.

Sipas informacioneve preliminare, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë ndërrimi i pasigurt i shiritit të lëvizjes nga ana e shoferit të veturës, çka ka rezultuar me përplasjen.

Nga goditja, shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime serioze – dyshohet për frakturë, ndërsa edhe pasagjerja ka marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori Kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj shoferit të veturës të procedohet me kallëzim penal në procedurë të rregullt, mëson Sinjali.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news