Rasmus Hojlund do të jetë zyrtarisht lojtar i Napolit edhe sezonet e ardhshme, pasi klubi italian ka aktivizuar klauzolën e blerjes pas sigurimit të kualifikimit në UEFA Champions League.
Në marrëveshjen e huazimit me Manchester United ishte parashikuar që Napoli ta blejë përfundimisht sulmuesin danez në rast se siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, gjë që tashmë është realizuar matematikisht.
Napolitanët kishin paguar fillimisht 6 milionë euro për huazimin e Hojlundit, ndërsa tani do të transferojnë edhe 44 milionë euro të tjera te Manchester United për ta kompletuar marrëveshjen.
Për Napolin, kjo konsiderohet një super goditje në merkato, pasi Hojlund ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës gjatë sezonit.
Sulmuesi danez u nuk e pati vështirë të përshtatej në Serie A, pasi më herët luajtibte Atalanta, dhe me golat, forcën fizike dhe lëvizjet në sulm u bë një nga armët kryesore të ekipit në rrugën drejt rikthimit në Champions League./Klankosova.tv



