Ndalohet për 48 orë personi që shqeu Kur’anin në Prizren

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar sot personi që ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, akt i cili i filmua nga kamerat e sigurisë.

Ai është i dyshuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Organet e rendit kanë bastisur shtëpinë ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit.

Tutje policia bën të ditur se personi në fjalë ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje, dhe se po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

The post Ndalohet për 48 orë personi që shqeu Kur’anin në Prizren appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news