Në gjendje të dehur rrahu babanë, vëllanë dhe motrën – arrestohet burri në Ferizaj

Një burrë dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht babanë, vëllanë dhe motrën e tij në Ferizaj.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar, nën ndikim të alkoolit i kishte sulmuar dy viktimat meshkuj  kosovarë babanë dhe vëllanë e tij, si dhe viktimën femër- motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

The post Në gjendje të dehur rrahu babanë, vëllanë dhe motrën – arrestohet burri në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news