Në Lipjan, Koalicioni për Familje premton fuqizim të familjes shqiptare

Koalicioni për Familje ka kërkuar mbështetje në Lipjan.

Nga atje, ky koalicion dha shtatë zotime të programit të tyre, ku zotimi i parë ishte rritja dhe fuqizimi i familjes shqiptare.

Ata premtuan që familjen shqiptare përmes ndihmës financiare që do t’iu jepet nënave lehonave, nga 500 deri në 1 mijë euro, varësisht nga numri i fëmijëve që lindin dhe të gjitha këto shuma do të ndahen për dy vjet.

Përveç kësaj premtuan se do t’i pastrojnë tekstet shkollore, ku sipas tyre, asnjë tekst nuk do të ketë përmbajtje denigruese.

Koalicioni për Familje premtoi edhe reforma në shëndetësi, nga ku u tha se secili qytetar i vendit do të ketë sigurim shëndetësor publik.

The post Në Lipjan, Koalicioni për Familje premton fuqizim të familjes shqiptare appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news