Nëna e gruas nga Rahoveci që u vra në Gjermani: Thesari i nones, ishte humbje tragjike

Pas një vrasjeje në Thannhausen në rrethin Günzburg, policia ka arrestuar bashkëshortin 54-vjeçar. Ai dyshohet se e mbyti gruan e tij në shtëpi mëngjesin e së mërkurës.

Policia gjermane e ka arrestuar një 54-vjeçar pasi dyshohet për vrasjen e gruas së tij në në Thannhausen, në rrethin e Günzburgut.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se viktima dhe dorasi ishte nga Rahoveci.

Nëna e të ndjerës, Sabahat Cena, në një postim në Facebook, ka thënë se e ndjera ishte thesari i saj, dhe se humbja e saj ishte një humbje tragjike.

“S’ka fjalë për ta përshkruar boshllëkun në zemrat tona… Zemrat tona janë thyer, shpirti ynë është plagosur, dhe çdo frymëmarrje duket më e rëndë pa praninë e saj. Dhimbja s’ka kufi…Ajo ishte dritë në jetën tonë, një shpirt i pastër, një buzëqeshje që ndriçonte edhe ditët më të errëta”.

“Fati i pamëshirshëm na e mori shumë shpejt, në një mënyrë që nuk mund ta kuptojmë dhe nuk mund ta pranojmë. Uroj që kjo dhimbje të mos i ndodhë askujt. Pusho e qetë, o engjëlli ynë më i bukur, o shpirt i nonës…Gjithë familja është në vajtim…”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

The post Nëna e gruas nga Rahoveci që u vra në Gjermani: Thesari i nones, ishte humbje tragjike appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news