Nga “Kosova po lulëzon” në 100 euro, Mustafa: Qeveria e demantoi veten (VIDEO)

Ndarja e 100 eurove për disa kategori të shoqërisë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe ndikimi i tyre në ekonomi, ishte një nga temat e diskutimit në emisionin Info Magazine me njohësin e ekonomisë Bashkim Mustafa.

Mustafa deklaroi në Klan Kosova se me këtë veprim Qeveria e ka demantuar vetveten siç tha ai, pasi që gjatë 5-6 viteve të fundit ishte proklamuar se “Kosova po lulëzon”.

“Qytetarët e këtij vendi nuk kanë nevojë për mbështetje. Ekonomia e Kosovës është duke u rritur, nuk ka varfëri, është ulur papunësia. Domethënë të gjitha ato politika, propagandë që e ka përdorur në mënyrë më të vrazhdë të mundshme, e demantoi vetveten me këtë pako ku tha që po japim për gjendjen e rënduar ekonomike, sociale, për kategoritë që janë në gjendje ekstremisht të keq, pensionistët, kategoritë sociale, studentët dhe të punësuarit e sektorit privat”, tha ai të shtunën në Info Magazine.

Latest news
Related news