Nga një ëndërr e vonuar në një këngë të pavdekshmeSinjali

“Nga një ëndërr e vonuar në një këngë të pavdekshme”. Kështu e përshkruan Butrint Imeri këngën e tij të re “Lej kto rrena”, e cila po pëlqehet shumë nga publiku.

Artisti kosovar i cili dje ka lansuar projektin e tij të ri muzikor, ka thënë disa fjalë për këngën e cila është pritur tash e shumë vite nga fansat e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Instagram, Butrint Imeri ka thënë se kënga është publikuar pas shumë përpjekjesh.

“Pas shumë vitesh pritje dhe përpjekjesh të pafundme, më në fund e keni kangën që ma keni kerku më së shumti! Faleminderit për presionin e madh që nuk m’ka lanë me u dorëzu për këtë kryevepër”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ani pse akoma nuk kanë kaluar 24-orë që nga publikimi, suksesi i këngës së re të Butrintit po vërehet dukshëm pasi “Lej kto rrena” ka marrë më shumë se gjysmë million klikime në YouTube.

Për këtë “kryevepër”, ashtu siç e ka quajtur edhe Butrinti, nuk kanë munguar komentet e pafundme pozitive.

E çfarë e bën akoma më të bukur projektin muzikor, është edhe video-klipi, në të cilin protagoniste është edhe ish-banorja e BBVK, Alba Vukaj.

Më poshtë mund ta gjeni një pjesë të shkëputur të këngës me video-klip:

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news