Nga pensioni te rekordet, një tjetër moment i pavdekshëm i Lionel Messit!

Lionel Messi ka shkruar historinë në Botërorin 2026, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Dhjetë vjet pasi njoftoi tërheqjen nga kombëtarja argjentinase pas humbjes së dhimbshme ndaj Kilit në finalen e Copa America 2016, kapiteni i Argjentinës po jeton një periudhë të lavdishme të karrierës së tij, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Në atë kohë, i dëshpëruar pas humbjes së katërt në një finale madhore brenda nëntë vitesh dhe pas humbjes së penalltisë në serinë vendimtare, Messi kishte deklaruar“Për mua, kombëtarja ka mbaruar. Kam bërë gjithçka që kam mundur. Më dhemb që nuk jam kampion.”

Megjithatë, vendimi për t’u rikthyer ndryshoi historinë e futbollit argjentinas.

Që nga ajo kohë, Argjentina ka fituar dy herë Copa America dhe, në vitin 2022, triumfoi në Kupën e Botës, me Messin që udhëhoqi ekipin drejt titullit të tretë botëror.

Rekord i ri historik

Dy ditë para se të festojë 39-vjetorin e lindjes, Messi realizoi dy gola në fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Austrisë në Botërorin 2026, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

Edhe pse humbi një penallti në minutën e tetë, ylli argjentinas reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, trasnmeton Klankosova.tv

Në minutën e 38-të shënoi golin e tij të 17-të në Botëror, duke kaluar gjermanin Miroslav Klose, ndërsa në kohën shtesë vulosi fitoren me golin e 18-të.

Statistika mbresëlënëse

Messi tani numëron:

18 gola në 28 ndeshje të Kupës së Botës;

13 gola në Botërorë që nga rikthimi i tij në kombëtare;

12 nga 18 golat e tij i ka shënuar pas moshës 35-vjeçare;

Ka shënuar të pesë golat e Argjentinës në këtë Botëror;

Ka krijuar 76 raste për gol, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e turneut.

Ai gjithashtu u bë vetëm lojtari i tretë në histori që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të Kupës së Botës, pas francezit Just Fontaine dhe brazilianit Jairzinho.

“Më i miri i të gjitha kohërave?”

Performancat e Messit kanë rikthyer edhe një herë debatin mbi lojtarin më të madh në historinë e futbollit, raporton Klankosova.tv

“Ishim dëshmitarë të një futbollisti që mund të jetë më i miri që ka parë ndonjëherë ky sport”, deklaroi ish-mbrojtësi i Uellsit, Ashley Ëilliams.

Ndërsa ish-mesfushori anglez Danny Murphy shtoi: “Inteligjenca e tij futbollistike është jashtë çdo standardi. Ai është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë.”

Pavarësisht paraqitjes fantastike, Messi regjistroi edhe një rekord jo të dëshiruar. Penalltia e humbur ndaj Austrisë ishte e treta e humbur në historinë e Kupës së Botës, më shumë se çdo futbollist tjetër.

Historia vazhdon

Argjentina e ka siguruar tashmë kualifikimin për fazën tjetër të Botërorit, ndërsa ndeshja e radhës kundër Jordanisë mund t’i japë Messit një tjetër mundësi për të shtuar rekordet e tij.

Me 18 gola në Kupat e Botës dhe me formën që po tregon, duket se legjenda argjentinase ende nuk ka ndërmend të ndalet, duke vazhduar të shkruajë kapituj të rinj në historinë e futbollit botëror. /Klankosova.tv

Latest news
Related news