Njihuni me 32-vjeçaren shqiptare që sfidon shoferët, vozit autobusin në zemër të CyrihutSinjali

Egzona Ajeti, një 32-vjeçare me prejardhje shqiptare, po shkëlqen në një profesion që zakonisht nuk shihet shpesh i përfaqësuar nga gratë, e aq më pak nga të huajat – ajo është shoferja e autobusit në qytetin e Cyrihut, në Zvicër.

E punësuar tash e dy vite e gjysmë në kompaninë e transportit publik VBZ, Egzona ka ndërruar rrënjësisht jetën e saj pasi puna e mëparshme nuk i sillte aspak kënaqësi. Sot, ajo thotë se vozitja e autobusit është bërë pjesë e zakonshme e përditshmërisë së saj: “Me kalimin e kohës, është njësoj si të ngasësh një makinë,” shprehet ajo.

Puna e saj dhe përkushtimi nuk kanë kaluar pa u vërejtur – televizioni publik i Zvicrës, SRF News, i ka kushtuar një storie të veçantë, duke sjellë në vëmendje kontributin e saj dhe mungesën në rritje të shoferëve të autobusëve në Zvicër.

Sipas autoriteteve, një në tre shoferë pritet të pensionohet së shpejti, ndërsa mungesa e punëtorëve të kualifikuar po ndikon në funksionimin normal të linjave në disa rajone të vendit. Megjithatë, zëdhënësi i VBZ-së ka bërë të ditur se kompania është në një pozicion të mirë për momentin, falë angazhimit të punëtorëve si Egzona.

VIDEO

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news