Norvegjia si asnjë tjetër, ia lë Mbretit në dorë prezantimin e Kombëtares

Teksa shumica e kombëtareve zgjedhin video dramatike, efekte speciale dhe publikime tipike për rrjetet sociale, Norvegjia vendosi të bëjë diçka krejt tjetër… dhe rezultati ishte spektakolar, transmeton Klankosova.tv.

Federata norvegjeze publikoi listën për Kupën e Botës 2026 përmes një videoje ku vetë Mbreti Harald V prezanton lojtarët e përzgjedhur, në një kombinim emocional me pamje nga qytetet, natyra dhe njerëzit e zakonshëm të Norvegjisë.

Videoja u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe u vlerësua nga tifozët si një nga prezantimet më të bukura dhe më “njerëzore” të viteve të fundit.

Në vend të “hype”-it artificial, norvegjezët zgjodhën krenarinë kombëtare dhe lidhjen mes kombëtares dhe popullit.

Ky moment merr edhe më shumë peshë duke ditur se Norvegjia rikthehet në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998.

Një pritje gati 30-vjeçare që tani do të udhëhiqet nga gjenerata e artë me emra si Erling Haaland dhe Martin Odegaard.

Latest news
Related news