Irani ka rënë dakord që të mos ketë tarifa apo kosto për anijet që përdorin Ngushticën e Hormuzit, ka këmbëngulur sërish Donald Trump.
Presidenti amerikan shkroi në Truth Social se, “nëse kjo rezulton të jetë informacion i rremë, negociatat do të përfundojnë menjëherë!”, shkruan Sky News
Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se ShBA-ja nuk i ka dhënë Iranit para dhe as nuk ka liruar fonde që i përkasin atij.
Më pas, Trump riktheu pretendimet e tij se një marrëveshje ShBA-Iran do të ishte në dobi të fermerëve amerikanë, duke thënë se Uashingtoni “do të lirojë një pjesë të parave të tyre, të cilat kontrollohen plotësisht nga ne, për fermerët dhe blegtorët tanë, për blerjen e misrit, grurit, sojës dhe produkteve të tjera”.
“Ushqimi nevojitet me urgjencë në Iran”, shtoi ai, “dhe ne do ta blejmë atë për ta ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara”.



