“Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen aktorë’, Agan Asllani flet për jetën personale (VIDEO)

Aktori i “Logjikonomisë” Agan Asllani  në “Ëeekend” në Klan Kosova ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale.

Asllani nënvizoi se përkrah të gjitha angazhimeve ka kohë për familjen e tij, duke këshilluar që të vendosin edhe të tjerët prioritetet në jetë.

Ndërsa, tha se nuk do të donte që fëmijët e tij ta zgjidhnin si profesion aktrimin.

“Mundohem në kohën më të madhe me ia kushtu familjes, sepse marrë energji të mirë kur rri me ta, kur i dëgjojë çka më thonë, çka më kallëzojnë. Krejt familjen jashtë gruas e fëmijëve shkoj në Mitrovicë. motorin e kam pasion, dal bëj xhiro”, tha Agani.

Ai ka treguar edhe përkrahjen nga bashkëshortja dhe detaje nga shakatë e bisedat me të.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

The post “Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen aktorë’, Agan Asllani flet për jetën personale (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news