“Nuk frenoi”, makina përplaset me sportelet në pikën doganore të Morinës

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në pikën doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në zonën e sporteleve të pasaportave të Doganës së Morinës.

Drejtuesit i mjetit ka deklaruar para policisë se “nuk më frenoi makina”, ndërsa është rrezikuar seriozisht jeta e policëve kufitarë, doganierëve dhe udhëtarët që ndodheshin aty.

Në aksident u përfshinë gjithsej tre automjete, ndërsa fatmirësisht nuk pati të plagosur.

Drejtuesi i mjetit pësoi vetëm lëndime të lehta.

Autoritetet kufitare po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Latest news
Related news