Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përshëndeti deklaratën e Hamasit që tregon gatishmërinë e tij për të liruar pengjet dhe për t`u angazhuar në bazë të planit të armëpushimit në Rripin e Gazës, të propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Deklarata e Guterres erdhi pasi një zyrtar i lartë i Hamasit, Mousa Abu Marzouk, tha se grupi palestinez kishte rënë dakord me planin “në parim”, duke mbështetur pikat kryesore të tij, por theksoi se zbatimi do të kërkonte negociata të mëtejshme.
“Sekretari i Përgjithshëm u bën thirrje të gjitha palëve të shfrytëzojnë mundësinë për t’i dhënë fund konfliktit tragjik në Gaza”, ka theksuar Dujarric.
Deklarata gjithashtu thotë se Guterres falënderon Katarin dhe Egjiptin për “punën e tyre të paçmuar të ndërmjetësimit”.
“Sekretari i Përgjithshëm përsërit thirrjen e tij të vazhdueshme për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe qasje të pakufizuar në ndihmë humanitare”, ka theksuar ajo.
U theksua se OKB do të mbështesë të gjitha përpjekjet që synojnë arritjen e këtyre qëllimeve me qëllim parandalimin e vuajtjeve të mëtejshme.



