Osmani në “DokuFest”: E ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës, filmit dhe ideve të reja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Festivalin “DokuFest” në Prizren.

Osmani tha se “DokuFesti” e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja.

“Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Festivali “DokuFest” ka nisur më 2 gusht dhe do të përfundojë sonte, më 9 gusht.

The post Osmani në “DokuFest”: E ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës, filmit dhe ideve të reja appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news