Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli (VIDEO)

“Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, kështu ka deklaruar ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një videoje në Facebook, pas dështimit të seancave të mbrëmshme për zgjedhjen e shefit të shtetit, raporton Klankosova.tv.

“Ka ardh momenti që të japim dashni për vendin tonë, mjaft më me propagandë, me urrejtje e përçarje, e ndjellje të frikës, aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni për njëri-tjetrin”, tha ajo.

“Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën. Të bashkohemi në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, shtoi Osmani.

Latest news
Related news