Aeroporti Heathrow i Anglisë do të mbyllet gjithë ditën të premten pas një zjarri në një nënstacion elektrik aty pranë që e furnizon atë me energji elektrike.
Heathrow, aeroporti i dytë më i ngarkuar në botë, paralajmëron për “ndërprerje të konsiderueshme” gjatë ditëve në vijim dhe u thotë pasagjerëve që të mos udhëtojnë “në asnjë rrethanë” derisa të rihapet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të paktën 1 mijë e 351 fluturime për dhe nga aeroporti në Londrën perëndimore mund të anulohen sot, sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.
The post Pamje nga Heathrow pas zjarrit që ndikoi në mbi 1 mijë fluturime appeared first on Klan Kosova.



