Pamje nga zjarri i madh në disa biznese në Suharekë (VIDEO)

Zjarr i madh i ka kapluar disa biznese në Suharekë.

Nga pamjet e postuara në rrjete sociale, shihen flakë të mëdha dhe tymi që del nga objekti në qendër të Suharekës, transmeton Klankosova.tv.

Se a ka të lënduar ende nuk dihet, ndërsa Klankosova.tv, ka kontaktuar me organet e rendit dhe është ende në pritje të një përgjigje.

Sakaq, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se po përpiqen ta lokalizojnë zjarrin me aq kapacitete sa kanë si komunë.

The post Pamje nga zjarri i madh në disa biznese në Suharekë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news