Pamjet e ushtarëve të dobësuar ukrainas shpërfaqin mungesat e ushqimit në front

Të afërmit e ushtarëve ukrainas që po shërbejnë afër Kupjanskut kanë publikuar fotografi që shfaqin më të dashurit e tyre të dobësuar e të kequshqyer, si rezultat i këputjes së linjave të furnizimit.

Disa prej ushtarëve kanë raportuar se janë aq të dobët nga uria, saqë u ka rënë të fikët.

Pasi disa familjarë thanë se nuk kishin arritur të kontaktonin me udhëheqësit ushtarakë, kryegjenerali ukrainas u përgjigj duke zëvendësuar komandantin e njësitit të tyre. /REL/

Latest news
Related news