Para nisjes për Kosovë, Rutte qëndroi në EUFOR: Plotësisht i përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Bosnjë e Hercegovinë është takuar me ekipin komandues të EUFOR-it, përpara se të nisej për në Kosovë.

Në mes të rritjes së tensioneve mes qeverisë qendrore dhe liderëve të Republikës Serbe, ai tha se kjo forcë është e përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt.

“EUFOR është plotësisht i përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në BiH”, ka thënë Rutte, siç njofton EUFOR transmeton Klankosova.tv

“Sot, në kampin Butmir, ekipi komandues i #EUFOR në takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Gjatë diskutimeve zyrtare, gjeneralmajori Florin-Marian Barbu theksoi se në terren ka bashkëpunim të ngushtë ndërmjet EUFOR-it dhe NATO-s në Bosnje-Hercegovinë”.

The post Para nisjes për Kosovë, Rutte qëndroi në EUFOR: Plotësisht i përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news