Paradoksi i futbollit: Pse 8 nga 10 vendet më të populluara mungojnë në Kupën e Botës

Nga 10 vendet më të populluara në botë, vetëm dy kanë arritur të marrin pjesë në Kupën e Botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili.

Dy të tjera, (Rusia dhe Nigeria) kanë qenë pjesëmarrëse në disa turne të mëparshme, ndërsa  Kina dhe Indonezia kanë marrë pjesë vetëm një herë.

India (vendi më i populluar në botë), Bangladeshi, Etiopia dhe Pakistani deri më tani vetëm kanë ëndërruar të bëhen pjesë e këtij turneu, megjithëse India teknikisht u kualifikua për Kupën e Botës 1950 në Brazil, por u tërhoq më pak se një muaj para fillimit të turneut, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

“Është thjesht e papranueshme që një vend me miliona tifozë futbolli të mbetet kaq shumë prapa në futboll”, tha për BBC aktori, shkrimtari dhe tifozi i njohur i futbollit nga Bangladeshi, Audite Karim.

Në teori, sa më e madhe të jetë popullsia e një vendi, aq më shumë sportistë të mundshëm ka për t’u përzgjedhur.

Shtatë nga tetë kombëtaret që kanë fituar ndonjëherë Kupën e Botës (Argjentina, Brazili, Anglia, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja) kanë popullsi relativisht të madhe.

Megjithatë, popullsia është vetëm një nga disa faktorë të rëndësishëm, shpjegon ekonomisti britanik Stefan Szymanski, transmeton Klankosova.tv

“Futbolli është shumë i ngjashëm me mënyrën se si funksionojnë ekonomitë kombëtare. Që ato të lulëzojnë, nevojiten njerëz. Por më pas nevojiten edhe kapitali dhe infrastruktura”, thotë Szymanski, bashkautor i librit bestseller Soccernomics, i cili analizon të dhënat për të shpjeguar suksesin dhe dështimin në sport.

“Në futboll, kjo nënkupton qendra stërvitore dhe aftësinë për të zbuluar talentin.” /Klankosova.tv

 

 

 

Latest news
Related news