Një paralajmërim i lidhur me fizikantin Heinz von Foerster për fundin e botës në muajin nëntor ka nxitur debat publik.
Lidhur me këtë temë, në emisionin “Ora 7” ka folur teologu Ilir Curri, i cili ka komentuar interpretimet fetare për shenjat e fundit të botës.
Sipas tij, tradita profetike dallon shenja të vogla dhe shenja të mëdha që, sipas interpretimit fetar, paralajmërojnë fundin e botës.
“Shenjat e përfundimit të botës janë të ndara në shenja të vogla dhe të mëdha… ka rreth 70 e më shumë shenja të vogla… ndërsa ka 10 shenja të mëdha”, tha ai, duke shtuar se ende nuk janë përmbushur të gjitha shenjat kryesore që lidhen me fundin e botës.
Ndiqni detajet e plota:



