Shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë komunën e Istogut gjatë ditës së sotme.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shiu është aq i dendur sa mezi shihet edhe rruga.
Ndërsa ky ndryshim i motit duket se ka freskuar pak këtë qytet, pas vapës së madhe që ka kapluar vendin.



