Pejani që dyshohet se sulmoi shtetasen e huaj kishte arsenal municioni në shtëpi – Policia sekuestroi 250 fishekëSinjali

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me rastin që tronditi Pejën, ku një 64-vjeçar dyshohet se sulmoi një shtetase të huaj dhe u arrestua nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Gazeta Sinjali mëson se ndaj Riza Gjevukajt po vazhdojnë hetimet për veprat penale “Sulm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Burimet bëjnë të ditur se, përveç armëve të sekuestruara gjatë bastisjes, Policia ka konfiskuar edhe një sasi të konsiderueshme municioni.

Bëhet fjalë për gjithsej 250 fishekë, prej të cilëve 200 ishin të kalibrit 5.6 milimetra, të cilët janë sekuestruar si prova materiale në kuadër të hetimeve.

Rasti lidhet me incidentin e ndodhur më 9 qershor në rrugën “Ramiz Gjema” në Pejë, ku viktimë ishte një shtetase e huaj, ndërsa i dyshuari përfundoi në prangat e Policisë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm gëzon prezumimin e pafajësisë dhe konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news