Pejë: Persona të panjohur ua vënë flakën kontejnerëve

Policia ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarr tre kontejnerëve në Vragoc të Pejës, në të cilët kishte pajisje elektrike pune.

Sipas policisë, zjarri është shuar nga njësitet e zjarrfikësve, derisa rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.

“Policia është njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tre kontejnerëve në të cilët kishte pajisje elektrike pune. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

The post Pejë: Persona të panjohur ua vënë flakën kontejnerëve appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news