Penalltitë dhe gjendja fizike – pse Tuchel zgjodhi sulmuesin surprizë Ivan Toney?

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka arsyetuar ftesën surprizë të Ivan Toneyt në skuadër, pavarësisht se sulmuesi tashmë luan në Arabinë Saudite dhe ka pasur pak minuta me kombëtaren muajt e fundit.

Tuchel tha se Toney ka marrë “feedback fantastik” nga trajnerët e tij dhe se vazhdon të tregojë formë të mirë, transmeton Klankosova.tv

“Mund të shihnim se ai ende mbledh numrat. Mendoj se ka aftësi shumë të veçanta që mund të na ndihmojnë. Domethënë, situata, skenari kur ne po ndjekim një rezultat, kur ne po ndjekim një gol. Mendoj se ai mund të jetë një shtesë shumë e vlefshme për Harry Kane.”

Sipas tij, sulmuesi mund të jetë armë e rëndësishme për Anglinë në momentet kur skuadra kërkon gol, falë forcës në ajër, finalizimit dhe aftësisë së shkëlqyer në ekzekutimin e penalltive.

“Ai mund të jetë një prani në zonë, kur ne shtyjmë për një gol. Ai është një finalizues natyral, ai mund të na ndihmojë me goditjet standarde sepse është shumë i fortë në ajër, shumë i mirë në përdorimin e trupit të tij. Dhe për të mos harruar, ai është një ekzekutues penalltish i klasit botëror”, përfundoi Tuchel, transmeton Klankosva.tv

Latest news
Related news