Perez hap “thesin”, Real Madridi gati për dy mega-transferime

Real Madridi po përgatit një investim prej plot 200 milionë eurosh për të përforcuar skuadrën gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve në mediat spanjolle, Jose Mourinho ka kërkuar transferimin e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, dhe mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernández.

“Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro për Bastonin dhe 120 milionë euro për Enzo Fernández, të cilët konsiderohen prioritetet kryesore për përforcimin e mbrojtjes dhe mesfushës./Klankosova.tv

Latest news
Related news