Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë, s’ka të lënduar

Një hotel në Brezovicë gjatë ditës së shtunë është përfshirë nga flakët.

Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai shtoi se nuk ka të lënduar nga ky zjarr, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është  përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Veseli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

The post Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë, s’ka të lënduar appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news