Përfundohet procesi për shtatë prokurorët serbë të dorëhequr, nënshkruhen dekretet për lirimin e tyreSinjali

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Vendimi vjen pas rekomandimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për përfundimin e mandatit të tyre. Sipas Haxhiut, me këtë hap mbyllet një proces i zgjatur dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se funksionimi i institucioneve duhet të bazohet në rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit, duke shtuar se askush nuk duhet të krijojë paqartësi juridike apo të pengojë punën e institucioneve.

“Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara”, ka shkruar Haxhiu.

Shtatë prokurorët serbë kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, pas largimit masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, ndërsa çështja e statusit të tyre kishte mbetur e hapur deri në vendimin e fundit institucional.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news