Përfundon vizita e Delegacionit të Kongresit Amerikan në KosovëSinjali

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se Delegacioni i Kongresit Amerikan, me përfaqësuesin Keith Self dhe përfaqësuesin Suhas Subramanyam, kanë përfunduar vizitën në Kosovë pas një sërë angazhimesh produktive.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada njoftoi se pas një sërë angazhimesh produktive që ofruan një pasqyrë të vlefshme të drejtpërdrejtë mbi dinamikën aktuale në Kosovë dhe theksuan rëndësinë e një partneriteti konstruktiv SHBA-Kosovë.

Self dhe Subramanyam  fillimisht vizitoi Luginën e Preshevës për të mësuar mbi situatën e shqiptarëve me të drejtat e tyre në Serbi. Pastaj, ata qëndruan në Kosovë ku zhvilluan takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve, si dhe me liderë të opozitës.

Po ashtu, Self dhe Subramanyam takuan edhe përfaqësues të Lëvizjes Studentore të Maqedonisë së Veriut, si dhe liderë të opozitës shqiptare atje, për të mësuar mbi të drejtat e shqiptarëve në këtë vend, sidomos në respektimin e Ligjit për gjuhët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news