Përleshja për një varr që përfundoi me therje, merret vendimi për të dyshuarinSinjali

Gazeta Sinjali raporto ekskluzivisht për një ngjarja të rëndë që ndodhi para dy ditësh në qendër të Podujevës, ku një përleshje banale mes dy punëtorëve të krahut përfundoi me therje me thikë – ngjarje që ndodhi mu para Stacionit të Policisë, ngjitur me rrethojat e objektit, në një zonë të mbuluar tërësisht nga kamerat e sigurisë.

Sinjali raportoi se viktima e këtij rasti është Ibush Krasniqi, rreth 39-vjeçar, i cili pësoi dy plagë të thella, një në bark dhe një në dorë, ndërsa i dyshuari që kreu sulmin është Latif Fejzullahu, rreth 52-vjeçar.

Naj këtij të fundit, është marrë vendim për masë të paraqitjes në stacionin policor, merr vesh Gazeta Sinjali.

Si ndodh i rasti?

Sipas burimeve të Sinjalit, përplasja ka ndodhur pas një zënke banale mes të dyve, të cilët janë të angazhuar si punëtorë krahu.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari dhe viktima kanë filluar përleshjen për arsye tërësisht banale.

Sipas të dyshuarit, ai e kishte marrë (ishte goditur) me çel një varr, mirëpo viktima sipas tij më xhelozoi: “Unë e mora varrin me çel, ai më xhelozoi dhe filloi ngatërresa”, ka qenë deklarata e parë e të dyshuarit para hetuesve.

Pikërisht kjo xhelozi e pakuptimtë e ka ndezur konfliktin që ka degjeneruar në përdorimin e mjetit të rrezikshëm.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në një zonë të mbipopulluar, ndërsa reagimi i Policisë ka qenë i menjëhershëm. Viktima ka shkuar vetë në Stacionin Policor, ku ka kërkuar ndihmë dhe është dërguar urgjentisht me autoambulancë në QKUK, ku ndodhet nën trajtim, por jashtë rrezikut për jetë.

Nga ana tjetër, i dyshuari është dorëzuar vetë, duke dorëzuar thikën që dyshohet se është përdorur në sulm, ku e njëjta I është  sekuestruar si provë materiale, ndërkohë, me urdhër të Prokurorit, 52-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si: “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Mbajtje dhe përdorim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news