Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), ka ndaluar një punonjës policie në Korçë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, pasi është përfshirë në një aksident.
Ai ka përplasur këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por edhe duke mos njoftuar organet e rendit.
I plagosuri është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë./abcnews.al
The post Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, ndalohet polici në Korçë appeared first on Klan Kosova.



