Pogradec: 5-vjeçarja rrëzohet në shtëpi nga karrigia, transportohet me urgjencë në spital

Një e mitur 5 vjeç është rrëzuar nga karrigia në banesën e saj.

E mitura është dërguar menjëherë në spital nga familjarët. Pas ndihmës së parë mjekësore, 5 vjeçarja është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, shkruan vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2026, në spitalin e Pogradecit, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 5-vjeçare, banuese në Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Pogradecit, ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës”, njofton policia.

Latest news
Related news