Policia i gjen në një gyp tetë paketime marihuanë në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë të Istogut, policia të mërkurën ka gjetur 8 paketime marihuanë në peshë të 11 gramëve.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se sasia në fjalë është gjetur derisa është bërë një kontroll, në gypin e një dhome.

Për rastin është njoftuar prokurori, rasti është iniciuar si posedim i narkotikëve. /Klankosova.tv

The post Policia i gjen në një gyp tetë paketime marihuanë në Qendrën Korrektuese të Dubravës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news