Policia në Suharekë ndalon të rinjtë me veturën 01, u raportuan për kërcënim me armë (VIDEO)

Dyshohet se në Suharekë disa persona kanë kërcënuar me armë një person tjetër. Pas raportimit të menjëhershëm, policia ka lokalizuar të dyshuarit në qendër të Suharekës, duke i ndalur të njëjtit.

Vetura e dyshuarve kishte targa 01 dhe është sekuestruar nga Policia.

Pas kontrollimeve të menjëhershme, ata janë urdhëruar që të braktisin veturën, dhe janë transportuar me automjetin e policisë deri në stacionin policor për hetime të mëtejshme.

Bazuar në informacionet e para ekziston dyshimi për kanosje, por një informacion i tillë pritet të konfirmohet nga Policia e Kosovës.

Klankosova.tv është në pritje të përgjigjes.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Pamjet si në vijim:

 

 

 

 

 

 

The post Policia në Suharekë ndalon të rinjtë me veturën 01, u raportuan për kërcënim me armë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news