Prapë Barça s’po mund ta regjistrojë Joan Garcia-n

Barcelona ende nuk mund ta regjistrojë Joan Garcia-n, pavarësisht largimit të Inigo Martinezit.

Sipas raportimeve nga MARCA, klubi katalunas nuk ka arritur ende të përmbushë rregullin financiar 1:1 të La Ligës, që do t’i lejonte përdorimin e hapësirës së pagave të liruara.

Si rezultat i kësaj , Joan Garcia nuk mund të regjistrohet për sezonin e ri, pavarësisht largimit të mbrojtësit të lartpërmendur.

Situata financiare mbetet një pengesë serioze për transfere dhe regjistrime të reja te Barça.

The post Prapë Barça s’po mund ta regjistrojë Joan Garcia-n appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news